Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Procesi i dixhitalizimit të saj është i ngadalshëm dhe pa të dhëna specifike për grupet etnike në vend

Foto: BTA-arkiva

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të bëhet një analizë adekuate e shkallës së dëmit të shkaktuar mbi institucionet kulturore në vend, si dhe të vlerësohen humbjet e veprave të artit dhe eksponateve arkeologjike nga fondet e muzeve të ndryshme dhe galerive.

Llogaritjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara raportojnë se humbjet e trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike të Ukrainës nga fillimi i luftës e deri më tani janë të barabarta me më shumë se 3.5 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të vitit 2023, popullsia e Ukrainës është 37 milionë njerëz. Pjesë e saj janë bjellorusët, tatarët e Krimesë, gjeorgjianët, gagauzët, rumunët, hungarezët, polakët, armenët, hebrenjtë, bullgarët besarabianë e të tjerë, dhe secila prej këtyre komuniteteve ka kulturën dhe traditat e veta, të cilat i respekton dhe i zbaton lirisht. 


Lufta, natyrisht, kufizoi shumë mundësitë që familjet të ishin së bashku dhe t'i kushtonin kohën e tyre traditave në paqe. E megjithatë, përpjekjet e tyre vazhdojnë, sepse - sipas kryetarit të Shoqatës për Marrëdhëniet me Bullgarët Besarabianë dhe Taurianë "Rodoljubec" Galin Georgiev - bullgarët besarabianë i konsiderojnë këto tradita si pjesë të tyre dhe janë jashtëzakonisht të lidhur me to. Ai jep një shembull traditat për ditën e Shën Gjergjit në rajonin e Çushmelij (Ukraina e Jugut), por saktësoi se kjo vlen edhe për pjesën tjetër të festave të kalendarit të kishës dhe ato të kalendarit popullor:
Galin Georgiev
"Tradita besarabe për ditën e Shën Gjergjit lidhet me nxjerrjen e qengjit të pjekur në oborr ose në rrugë. Në shumë rajone të Bullgarisë ndodh e njëjta gjë. Por mjerisht, tani në Ukrainë kjo është e pamundur, për shkak të orës së mbrëmjes dhe kufizimeve të tjera që nuk e lejojnë tubimet. Dhe tradita e Shën Gjergjit është unike atje, pasi është ruajtur pothuajse ashtu siç është bartur nga vendbanimet në zonën, rreth qytetit Provadija ku ruhet një dialekt i lashtë shumë interesant, shumë afër gjuhës së vjetër bullgare. Vetëm në Çushmelij të Besarabisë ruhen edhe si gjuhë edhe si tradita kulturore”.

Gjatë një diskutimi në Sofje, kushtuar trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë dhe mënyrave për ta ruajtur atë, në kuadër të festivalit "Oko", Georgiev tërhoqi vëmendjen për një çështje tjetër që është veçanërisht e rëndësishme për komunitetin bullgar në vend:

"Ivan Pllaçkov (ish-ministër i energjisë i Ukrainës dhe ish-guvernatori rajonal i Odesës) m'u drejtua mua dhe shoqatës sonë "Rodoljubec" me një kërkesë për të menduar se si të ringjallim shpirtin bullgar në rajon. E pyeta se si në kushtet e luftës mund të mendohet për organizimin e tubimeve dhe festave? Megjithatë, për të ishte e rëndësishme që njerëzit atje të vazhdonin të flisnin bullgarisht. Aktualisht gjuha që ata flasin në shtëpi është bullgarishtja, por shoqëria dominuese në vend janë ukrainasit, gjuha e të cilëve duhet të dihet. Kështu që bullgarishtja zë një vend të dytë. 

Tani, në kushtet e luftës, kjo është edhe më e intensifikuar si trend, njerëzit fillojnë të flasin me të tjerët në gjuhën ruse ose ukrainase. Mendoj se Bullgaria duhet të ndihmojë shumë në këtë situatë, sepse atdheu është një gjë shumë e rëndësishme në mendjen e këtyre njerëzve. Ata e përfytyronin tokën e braktisur si një tokë të premtuar në të cilën do të ktheheshin një ditë”.

Pavarësisht armiqësive të vazhdueshme në vend, Ukraina po punon për dixhitalizimin e trashëgimisë së saj kulturore dhe historike. Pjesë e saj janë edhe traditat dhe zakonet e respektuara nga përfaqësuesit e grupeve të ndryshme etnike atje. Procesi i ndërmarrë nga Arkivi Qendror Shtetëror Elektronik Audiovizual është shumë i ngadalshëm, kërkon fonde dhe pajisje të nevojshme dhe nuk është e mundur të përcaktohet ritmi i ecurisë së tij. Kjo është arsyeja pse nuk ka përgjigje konkrete për pyetjen se sa nga trashëgimia kulturore bullgare në vend do të ruhet për brezat e rinj.

Foto: BTA - arkiva, BGNES, EPA BGNES, arkiva, t.me/media_ua_bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD