Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë koleksion ka punuar katër vite dhe secila këngë në të ka historinë dhe jetën e saj. Dhe në këtë album atij i bashkohen muzikantët me të cilët ka punuar vitet e fundit: kitaristi Andriano Angellov, basisti Radosllav Paunov, bateristi Kristijan Paraskov dhe vokalistja mbështetëse Aleksandra Angellova.
Ja se çfarë thotë Plamen Bonev De La Bona për këngën “Dua”:
“Singli konkretizon të gjithë konceptin e albumit “Dua” – çdo këngë në këtë album mbart një mesazh, një filozofi të një qëndrimi pozitiv ndaj jetës, prandaj çdo këngë ka një titull pozitiv. Unë besoj se ky është një lloj rituali - ajo që këndoni do t'ju ndodhë. Kjo është fuqia e fjalëve, madje Bibla fillon kështu - "Në fillim ishte fjala". Fjalët janë një gjë shumë e fuqishme, veçanërisht nëse u lidhet një emocion, në këtë rast një melodi. Në këtë mënyrë transmetoj një energji te dëgjuesi. Sepse ne jemi këtu për t'i shërbyer shoqërisë, për t'i bërë njerëzit të lumtur, për të pasuruar jetën e tyre. Mendoj se mesazhi pozitiv është misioni im - t'i bëj njerëzit të shohin dhe të ndjejnë magjinë e jetës, sa e mrekullueshme mund të jetë gjithçka, me të vërtetë! Zgjedhja është e jona”.
Mesazhin pozitiv e ndjejmë edhe në këngën "Dua" - Plamen Bonev De La Bona është autor i tekstit, për muzikën ai ka punuar me Andriano Angellov dhe Kristijan Paraskov. Aranzhimi është i gjithë grupit De La Bona, me të cilin punon Plamen - i njëjti grup me të cilin hapi koncertet e Scorpions, Europe dhe Halloween. Jemi në pritje të koncertit të prezantimit të albumit dhe deri atëherë po mbetemi me singlin me të njëjtin emër “Dua”.
Foto: @delabonaofficial, Facebook /Plamen Bonev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..