Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin të Vietnamit theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një partner tregtar për Bullgarinë. "Ne jemi këtu për të kërkuar miq dhe partnerë që nuk kufizohen në tregti, për të zhvilluar së bashku kërkime, hulumtime, teknologji, për të prodhuar së bashku, për të hyrë në tregjet e vendeve të treta së bashku", tha presidenti, i cili është për vizitë në Vietnam. Duke theksuar përshtypjet e tij pozitive për zhvillimin dhe suksesin e qytetit Hoshimin si një qendër biznesi dhe ekonomike të Vietnamit, kreu i shtetit vuri në dukje se, ashtu si Vietnami edhe Bullgaria, ka një vendndodhje strategjike. Sipas presidentit, vendi ynë është në rrugën mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Azisë dhe pjesës tjetër të Evropës dhe kjo nuk mund të anashkalohet.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..