Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re revolucionare për trajtimin e plagëve të rënda kronike si këmba diabetike, onkodermatologjia, djegiet, plagët dekubitale, etj.
Më shumë se gjysma e amputimeve të këmbëve në vendin tonë rezulton se janë për shkak të këmbës diabetike. Teknologjia e re u jep pacientëve një shans për të shpëtuar këmbët e tyre. Metoda tashmë përdoret në mënyrë rutinore në SHBA, Turqi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike. Bullgaria është vendi i katërt evropian që nis të aplikojë këtë teknologji.
Për momentin, pacientët bullgarë kanë akses falas në këtë trajtim vetëm gjatë demonstratave, pasi pajisja ka vetëm tre muaj që është në treg dhe ende nuk është blerë nga asnjë institucion mjekësor në vendin tonë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UMBAL BurgasInspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..