Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Fenomeni natyror është tërheqës për turistët, por çështja e ruajtjes së tij është e hapur

Foto: rodopite.info

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme dhe pyje të bredhit shekullor. Liqenet ndodhen 19 km në lindje të fshatit Trigrad, dhe qasja në to është e mundur përmes një rruge të shënuar.

Megjithatë, ky nuk është vetëm një vend për shëtitje, por një objekt me rëndësi të jashtëzakonshme ekologjike. Gjashtë liqenet e rrëshqitjes së dheut ndodhen në 1400 m mbi nivelin e detit dhe sipas gjeologëve ekzistojnë që nga fillimi i Kuaternarit.

Megjithatë, rezulton se edhe këta liqene kërcënohen me tkurrje, madje edhe me zhdukje si pasojë e rritjes globale të temperaturave. Me kujdes për natyrën dhe më konkretisht për ligatinat e tokave torfe në Bullgari, u zhvillua një projekt i veçantë "Liqenet Çairski - Kapsulat e Biodiversitetit në Rodopet". Me të, Fondacioni “Biodiversiteti” dhe një kompani e njohur për nxjerrjen e ujit mineral nga Rodopet duan të angazhojnë më shumë institucione në mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.

Rumjana Ivanova

Për shkak të klimës së ngrohtë, tokat torfe zënë vetëm 0.1% të territorit të Bullgarisë, ndryshe nga vendet e ftohta, si ato skandinave, ku 20-30% e territoreve të tyre janë torfe. Kjo është arsyeja pse mbrojtja e torfës së liqeneve Çairski në vendin tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme - thotë Rumjana Ivanova nga Fondacioni Bullgar “Biodiversiteti”.

"Liqene të ngjashme jashtë vendit kanë toka torfe si tundra - livadhe që janë të përmbytura me ujë. Dhe gjëja unike e Liqeneve Çairski është se tokat torfe janë fjalë për fjalë në liqen, nën to ka 11 metra ujë të pastër, në pikën më të thellë. Për shkencëtarët, ky fakt është jashtëzakonisht interesant, por kërkimet janë pothuajse zero. Ekziston ende një mungesë e një studimi sistematik që përfshin ekspertë të ndryshëm në mënyrë që informacioni të grumbullohet. Ideja është të ndihmojmë ruajtjen e biodiversitetit në Rodopet nëpërmjet këtij projekti. Ne punojmë në këtë rajon për më shumë se 20 vjet. Këta liqene rrëshqitëse janë si një "superhero" në natyrë, sepse ndalojnë në vetveten dioksidin e squfurit. Me fjalë të tjera, këto liqene ndihmojnë në thithjen e gjurmës së karbonit që krijojnë njerëzit. Karboni mbahet nga uji, pastrohet. Përveç kësaj, ka një biodiversitet të madh në liqene. Në praktikë ky është një rajon i paçmuar, të cilin njerëzit nuk e njohin, madje tek ne pothuajse askush nuk e ka studiuar.”

Fenomeni natyror „Pylli i dehur“

Pranë Liqeneve Çairski ndodhet fenomeni natyror “Pylli i dehur”. Popullsia vendase i jep këtë emër sepse çdo pemë në të përkulet në një anë tjetër. Shkaku është në këtë zonë dheu rrëshqitet, gjë për të cilën në praktikë mali vazhdimisht “lëviz”, e bashkë me të edhe gjithçka tjetër. Ky vend është shumë i njohur për njerëzit nga fshatrat e afërta malore Trigrad dhe Muglla. Ata duan t'u tregojnë liqenet më shumë turistëve, por së pari njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për statusin e tyre si zonë e mbrojtur. Prandaj, qëllimi i projektit, në të cilin është duke punuar Rumjana Ivanova, është që të "përkthejë" në gjuhën e turistëve informacionin ekzistues shkencor për këtë fenomen të rrallë natyror në vendin tonë.

“Pranë njërit prej liqeneve ka një tabelë se kjo është një zonë e mbrojtur. Aty përmenden speciet e mbrojtura të bimëve dhe këtu vijnë gjithnjë e më shumë turistë. Por fluksi ndonjëherë krijon probleme për shkak të edukimit të njerëzve” - thotë Adelina Çollakova, kryetare e komunës sëfshatit Trigrad:

Adelina Çollakova

“Problemi më i madh është papunësia në këtë zonë. Prapëseprapë ka familje që kthehen nga qyteti i madh. Rreth 400 janë banorë të përhershëm, që merren me turizëm dhe pylltari. Kemi një ekonomi pyjore që punëson rreth 30 persona, të gjithë të rinj. Kryesisht verën kemi turistë. Ne kemi bujtina, shtëpiza dhe hotele. Trigrad ka diçka për të ofruar për të gjithë, por edhe infrastruktura duhet të përmirësohet. Në vitin 2001 ndodhi një përmbytje dhe shumë rrugë u shkatërruan, presim që kjo të përmirësohet”- ndan pritshmëritë e saj për zhvillimin e zonës kryetarja e bashkisë Adelina Çollakova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Gergana Mançeva, biodiversity.bg, rodopite.info, Facebook/ Trigrad




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD