Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg.
“Të takova kur isha tre vjeç. Nëna ime më dhuroi një raketë shumë të vogël. Vitet tona së bashku ishin të mbushura me shumë dashuri, emocione dhe momente të vështira”, ndan bullgari i dhjetë në renditjen botërore. Sipas tij, tenisi nuk është vetëm një lojë, por edhe një shkollë për jetën. “Këto janë momente që më është dashur të kaloj dhe momente që më kanë mësuar se tenisi flet gjuhën e jetës. Çfarëdo që mendoj më sjell një buzëqeshje të madhe në fytyrën time. Ju kam borxh këtë. Vazhdo kështu”, thekson tenisti në mesazhin e tij. Ai e përfundon me fjalë vlerësimi: “Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që më solli jo vetëm në jetën time, por edhe në zemrën time. Me dashuri, Grigor.”
Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..
Bullgari Mihaill Kostov doli i dyti në disiplinën e meshkujve "Ngjitje me shkallë sulmuese" me rezultatin 14.30 sekonda në Kampionatin e Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse, i cili po mbahet nga 26 deri më 29 gusht në Dollna..
Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e..