Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në Akademinë e Artit Muzikor dhe Koreografik në Plovdiv, rruga e saj profesionale vazhdoi në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore me dirigjent Filip Kutev, ndërsa më vonë u bë soliste në korin "Zërat Kozmikë të Bullgarisë".
Ajo u bë e njohur edhe si drejtuese e formacioneve muzikore.
Në vitin 1991, Bojka Prisadova u nderua me çmimin e tretë për kompozim në një konkurs ndërkombëtar radiofonik për vokalistë në Bratislavë, për këngën "Sonjo, o moj birr" të Stefan Dragostinovit.
Dhe megjithëse që nga viti 2017 Bojka Prisadova nuk është më mes nesh, këngët e saj mbeten të dashura për njohësit e folklorit bullgar. Interpretimet e saj, sidomos të këngëve të Rodopeve, na emocionojnë shumë edhe sot me thellësinë dhe ekspresivitetin e tyre.
Ju ftojmë të shijoni dy interpretime të Bojka Prisadovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..