Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Foto: Facebook /Chilli Hills Farm

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli Christmas at the Farm” ("Krishtlindje pikante në fermë"), ose me fjalë të tjera – Sofia Chilli Fest, në fshatin Llozen të kryeqytetit. Ngjarja është planifikuar për dy fundjava radhazi - më 7 dhe 8 dhjetor dhe më 14 dhe 15 dhjetor - dhe është një alternativë pikante në krahasim me pazaret e shumta dhe monotone të Krishtlindjeve me salçice dhe verë, sipas Aleksandrit. 

Edicioni i parë i festivalit
“Festivali i parë ishte shumë i suksesshëm dhe tani do të përqendrohemi në pjesën krijuese”, thotë për BNR organizatori i eventit Aleksander Kjurkçiev-Sando.

Këtë vit, markat e mëdha të industrisë ushqimore do të marrin pjesë në "Chilli Christmas" ("Krishtlindjen Pikante") dhe do të ketë një prezantim të produkteve artizanale. Do të ketë punëtori interesante dhe natyrisht, ushqim pikant.

“Jemi fokusuar shumë në eventetet për fëmijë dhe përveç punëtorive për fëmijë, në program do të kemi edhe shfaqjen “Mbretëresha e dëborës” nga një teatër për fëmijë. Paralelisht me këtë bëjmë edhe shumë degustime. Shumë prej ekspozuesve tanë janë ferma që kanë prodhimin e tyre, si dhe prodhues artizanal, të cilët, përveç ofrimit të produkteve të tyre, bëjnë edhe degustime dhe seminare ku flasin për ato. Për shembull, unë personalisht do të bëj një seminar se si të mbjellim spec djegës, sepse tani është koha për të mbjellë farat e tyre. Ne kultivojmë 140 lloje specash djegës – të vegjël, të mëdhenj dhe nga zona të ndryshme gjeografike të botës. Ne kemi tabela informuese që tregojnë për specin djegës - çfarë është, nga vjen, historinë e tij, etj. Por edhe cilat janë përfitimet shëndetësore sepse ushqimi djegës është një superushqim. Edhe pse djegësja nuk është sezonale për njerëzit që preferojnë ushqimin pikant, shumë njerëz i drejtohen djegëses kryesisht në dimër, sepse është pjesë e traditës sonë bullgare”, përfundon Aleksander Kjurkçiev – Sando.

Dhe nëse dëshironi të provoni një verë pikante të ngrohtë ose rakinë e pjekur që është tradicionale për Ballkanin në dimër, por pak më djegëse - atëherë fshati Llozen është vendi i duhur për pushimet tuaja.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: Facebook /Sofia Chilli Fest, Facebook /Chilli Hills Farm

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ukrainasit në Bullgari festuan Ditën e Pavarësisë

Komuniteti ukrainas në Bullgari festoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, ndërtesa e Bashkisë së Sofjes u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas. "Ne e kemi festuar këtë ditë për të katërtin vit që nga fillimi i luftës. Është e..

botuar më 25-08-25 9.22.PD

"Klubet e shpëtimit për të ardhmen" ndihmojnë me sukses në raste fatkeqësish të ndryshme

Sipas statistikave të Agjencisë Ekzekutive për Pyjet, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2024, në territorin e Bullgarisë ndodhën 7115 zjarre pyjore, që përfshin një sipërfaqe prej 926 940 dynymësh. Ende nuk ka të dhëna për numrin e zjarreve për..

botuar më 25-08-25 6.55.PD

Veliko Tërnovo dhe Gabrovo kandidojnë së bashku për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032

“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov.  Ideja..

botuar më 25-08-24 6.55.PD