Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kubrat Pulev u bë kampioni i parë bullgar i botës në peshat e rënda në WBA

Foto: BGNES/Stefan Vasilev

Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të ashpër që zgjati 12 raunde dhe një vendimi unanim (117-11, 117-111, 116-112) se ai ishte më i miri në 36 minutat e kaluara. Ky është titulli i parë i WBA në peshën e rëndë që е fiton një bullgar.

“Unë nuk kam titull botëror. Bullgaria е ka titullin botëror! Dua të falënderoj nënën tonë dhe babain tonë Venko Pulev (i cili është trajneri i tij i parë), të gjithë trajnerët bullgarë dhe kampionët e mëparshëm që janë shembull për boksierët e rinj”, tha Pulev pas fitores.

Me këtë fitore, bullgari merr të drejtën për të konkurruar për supertitullin e WBA, i cili më 21 dhjetor të këtij viti do t'i dorëzohet fituesit në ndeshjen mes Oleksandër Usik (i cili aktualisht e mban) dhe Tajsën Fjuri.

Fitorja ishte e 32-ta për Pulev në ringun profesional që nga debutimi i tij profesional në 2009.

Në gala mbrëmjen WINBET Fight Night kemi ndjekur gjithsej nëntë ndeshje boksi, në të cilat kemi parë tri fitore bullgare. Para fitores së Pulevit, boksierët bullgarë Zdravko Popov dhe Petër Draganov gjithashtu arritën të mposhtin rivalët e tyre nga Meksika – përkatësisht Rafael Ortiz me nokaut në raundin e tretë dhe Huan Janes në raundin e katërt.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD
Todor Zelenkov

Todor Zelenkov: Për të kapërcyer konkurrencën botërore në mundje dore, duhet një vullnet i fortë dhe pak kokëfortësi

Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..

botuar më 24-12-18 7.35.PD
Karlos Nasar

Në Kampionatin e Bahreinit, Karlos Nasar u shpall peshëngritësi Nr. 1 në planet

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të  Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..

botuar më 24-12-16 1.12.MD