Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt evropian në shkallë të gjerë, ku çdo vend do të prezantojë një gjenom referues tipik për popullsinë e tij. Nga mostrat e gjakut të mbledhura në kuadër të projektit do të izolohet ADN-ja, e cila do të lexohet krejtësisht për të zbuluar të gjitha variacionet në gjenomin e pjesëmarrësve, raporton BNR - Horizont.
Përmes iniciativës, ne do të mësojmë më mirë se si ADN-ja jonë ndikon në shëndetin tonë, cili është rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme gjenetike, ndaj cilave sëmundje jemi më të prirur dhe ndaj cilave kemi rezistencë të lindur, cilat terapi do të ishin efektive dhe cilat jo. Informacioni i mbledhur do të mundësojë parandalimin dhe diagnostikimin më të mirë të sëmundjeve të ndryshme, thonë shkencëtarët që punojnë në projekt. Më vonë pritet pjesëmarrja e Bullgarisë në projektin e gjerë "Gjenomi i Evropës".
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në..