Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si mësuese muzike. Ishte pikërisht puna me adoleshentët që e çoi në idenë për ta lidhur muzikën e saj me kauza fisnike. Si artiste, ajo beson se mban përgjegjësi ndaj njerëzve që dëgjojnë muzikën e saj dhe për këtë arsye zgjedh me shumë kujdes temat me një kauzë. Kjo çoi në pjesëmarrjen e saj në "Më të mirë" - një këngë e drejtuar kundër agresionit në shkolla.
Kënga më e re e Virxhinija Sëbeva-GINI është sërish me kauzë. “Zëri i qetë” u krijua në fund të një prej viteve më të vështira për të personalisht.
Ajo është autore e muzikës dhe tekstit, Aleksandër Georgiev A.L.E.K.S. e ka krijuar orkestrimin. Vokali është nga GINI, A.L.E.K.S. dhe bashkëshorti i saj, këngëtari qipriot Agathangelos Agathangelou. Kënga na përcjell mesazhin e GINI-t:
"Mesazhi im është të përjetojmë të gjitha emocionet që ndjejmë në jetë dhe të jemi të guximshëm, të flasim për to. Kur diçka na thyen, mos kini frikë të flisni për ndjenjat tuaja, mos kini frikë të jeni të dobët. Jini vetvetja."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Arkiv, Qendra e Kinemasë Bojana, impressio.dir.bg, Facebook/ Filma bullgarë, YouTube
Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..
Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..