Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një kabinet të pakicës "për prosperitetin" e Bullgarisë, jo "për mbijetesën e saj” nëse merr mandatin e tretë. Sipas tij, në kuadër të mandatit të parë dhe të dytë (përkatësisht të GERB-SDS dhe PP-DB) ose do të ketë diçka seriozisht joparimore, ose do të jetë diçka që do të zgjasë agoninë e status quo-së. Sipas Kostadinov, prioritetet kryesore të pushtetarëve duhet të jenë shpëtimi i sistemit energjetik të vendit dhe ballafaqimi me regjimin ujor me të cilin po përballen disa rajone. “Aktualisht po punohet për miratimin e një buxheti që është në varësi të fetishit të anëtarësimit në Eurozonë. Në emër të këtij fetishi po sakrifikohen interesat e miliona bullgarëve - kufizohet programi kapital i komunave, diçka që ne jemi kundër”, tha Kostadinov, duke komentuar buxhetin e propozuar nga qeveria e përkohshme për vitin 2025.
Sipas Kushtetutës mandati i parë eksplorues i jepet forcës së parë parlamentare, i dyti – forcës së dytë, i treti - një grupi parlamentar të zgjedhur nga presidenti.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..