Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të ditës. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në rajonet jugperëndimore deri në 11°, në kryeqytet rreth 4°.
Vranësirat do të jenë të ndjeshme në zonat malore. Pas mesditës do të nisin reshje shiu në masivеt perëndimorе mbi 1600 m nga bora. Natën e së shtunës duke u gdhirë ediela reshjet do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të zonave malore. Me uljen e temperaturës, kufiri shi-borë do të ulet. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 4°, në 2000 m rreth minus 2°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës vranësirat do të fillojnë të shtohen dhe gjatë natës deri të dielën vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 7-9°. Uji i detit është 10-12°.
Mbetet me vranësira të dielën. Do të ketë reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Jugore, në zonat malore do të bjerë borë.
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..