Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë në një konferencë të presidentit Rumen Radev. Ai theksoi se është e qartë se bisedimet mes forcave politike po shkojnë vështirë. “Koha e kërkuar nga forcat politike arsyetohet vetëm nëse parlamenti, krahas përpjekjeve për formimin e qeverisë, rifillon punën normale dhe e kompenson kohën e humbur”, tha Radev. "Unë shoh një kuptim të nevojës për të formuar një qeveri, por ju mund të shihni se kjo lidhet me shumë veçori për secilën nga palët. Nuk ka se si, parlamenti është shumë i fragmentuar. Më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut”, theksoi presidenti.
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që..
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do..