Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, para takimit të rregullt të Këshillit Evropian më 19 dhjetor, i cili do të jetë i pari i kryesuar nga Koshta. “Me sjellje jo evropiane nuk mund të arrihen rezultate evropiane”, theksoi kryeministri. Ai tha se vendi ynë mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim mes dy vendeve nga viti 2017. Gllavçev ishte kategorik se në shoqërinë bullgare ekziston një unanimitet i plotë mbi këtë temë dhe se asnjë kryeministër bullgar - zyrtar apo i rregullt - nuk do të mbështeste një qëndrim të ndryshëm nga ai i miratuar zyrtarisht nga Kuvendi Popullor. "Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit, por dallimet duhet të kapërcehen përmes dialogut konstruktiv dhe respektit të ndërsjellë", theksoi Gllavçev.
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësi politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..