Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me doktor Georgi Gerxhikov, i cili prej vitesh prezanton para të huajve në vendin tonë shumëllojshmërinë e shpendëve. Këta njerëz janë gati të udhëtojnë mijëra kilometra vetëm për të parë për një moment të shkurtër bilbilin e ujit (Alcedo atthis), apo grifshën e detit (Coracias garrulus).
Rreth 600 lloje zogjsh shumohen në Evropë. Nga këto, mbi 400 ende mund të vërehen në Bullgari. Kjo e bën vendin tonë një parajsë për ornitologët e huaj, numri i të cilëve është shtuar vitet e fundit. Kohët e fundit, përveç Evropës Perëndimore, janë bërë më të shpeshta vizitat e ornitologëve amatorë nga SHBA dhe Azia Lindore, thotë doktor Gerxhikov.
“Ka shumë lloje shpendësh që nuk gjenden në vende të tjera të Evropës, por vetëm këtu, në Ballkan, e vërteta është se në Evropën Perëndimore, agropolitikat e ndryshme në 50 vitet e fundit kanë ndryshuar habitatet e shpendëve. Shumë specie janë zhdukur nga disa vende, si Britania e Madhe, Holanda etj. Për fat të mirë, këtu aplikimi i këtij lloji të politikave bujqësore nuk është ende aq i rreptë dhe këto lloje janë ruajtur. Madje disa shpendë, si për shembull harabelat apo dallëndyshet e zakonshme, të cilat ne i perceptojmë pothuajse si "shpendë dëmtues", për shumë europianoperëndimorë janë ekzotikë dhe kur vijnë, janë shumë të lumtur për t’i vëzhguar."
"Këtë vit patëm një sezon shumë të ngarkuar me shumë turistë të ndryshëm nga e gjithë bota. Pamë zogj interesantë, vizituam vende unike. Por ne kemi nevojë për më shumë njerëz për të punuar në këtë biznes," thotë dr. Gerxhikov.
Për cilët zogj ka interes më të madh në mesin e ornitologëve amatorë?
“Gjuetarët e zogjve” në Bullgari
Çerdhe për zogjtë, ishujt lundrues, muze dhe eko-shteg – mirë se vini në Rezervatin “Srebërna”
"Ndër speciet më të preferuara janë disa nga zogjtë grabitqarë, si shqiponja perandorake (Aquila heliaca), kali i qyqes (Neophron percnopterus) dhe shkaba e zezë (Aegypius monachus), shpjegon dr. Gerdzhikov. - Por edhe cerla kokëzezë (Emberiza melanocephala), gjelin i egër (Tetrao urogallus), bilbili i ujit (Alcedo atthis), babili (Merops apiaster), grifsha e detit (Coracias garrulus)... Këto janë të gjitha specie ekzotike edhe për Evropën. Për shembull, mali Sakar njihet si Mbretëria e Shqiponjës Perandorake. Maxharovo në malet Rodope është Mbretëria e Shkabave. Liqenet e Burgasit, mbi të cilët kalon rruga e migrimit të shpendëve Via Pontica, janë një tjetër vend shumë i mirë për vëzhgimin e shpendëve. E njëjta gjë vlen edhe për bregdetin tonë të Danubit - një nga destinacionet më të mira për të vëzhguar grifshën e detit (Coracias garrulus)dhe babilin (Merops apiaster). Ne kemi një shumëllojshmëri të madhe të shpendëve të ujit atje. Një prej tyre është pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) në rezervatin "Srebërna", në ishullin Belene dhe në zonën e qytetit të Tutrakanit…”
Përveç të huajve, gjithnjë e më shumë bullgarë po udhëtojnë për të vëzhguar zogjtë. Ky lloj turistësh në një mënyrë apo tjetër janë të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit, shpjegon doktor Gerxhikov. Kjo është arsyeja se pse operatori turistik për të cilin punon organizon të ashtuquajturat "ekskursione me kauzë":
"Që të duan të vëzhgojnë zogj apo gjitarë në Bullgari, kjo do të thotë se njerëzit kanë interes për ruajtjen e këtyre specieve. Ne ndajmë një pjesë të shumës që ata paguajnë për turneun e tyre ornitologjik për t'ia dhuruar një prej organizatave tona joqeveritare me idenë për të ndihmuar në ruajtjen ose mbrojtjen e një specie të caktuar kafshësh, tha dr. Georgi Gerxhikov, duke shtuar se fatkeqësisht Bullgaria nuk reklamohet nga shteti si destinacion gjatë gjithë vitit për vëzhgimin e shpendëve dhe kafshëve të egra, edhe pse ky lloj turizmi ka një potencial të madh në vendin tonë.
Foto: Dr. Gerxhikov, Traventuria
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..