Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga GERB thuhet se, pas përfundimit të suksesshëm të negociatave, programi legjislativ do të përfshihet në një marrëveshje të ardhshme qeverisëse.
Të dy formacionet kanë deklaruar se vetëm një kabinet i rregullt mund të ndalojë serinë e zgjedhjeve dhe të sigurojë siguri për qytetarët dhe bizneset.
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..
Mbështetja e bullgarëve për Eurozonën u rrit me 9 pikë në 46 për qind, sipas anketës së vjeshtës të “Eurobarometri”, të kryer nga 11 tetori deri më 1 nëntor. Por vendi mbetet i ndarë për këtë temë, sepse 46 për qind janë kundër vënies në qarkullim të..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të..
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për..