Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko Petrov.
Më 21 dhjetor, Bellosllava do ta prezantojë këngën live në një koncert, me pjesëmarrjen e muzikantëve nga JP3 (Zhivko Petrov Trio) dhe Mr. Moon.
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..