Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në energjetikë dhe do të kontribuojë në sigurinë e furnizimit me energji për Evropën Qendrore dhe Lindore. “Dua të përgëzoj Viktor Orban për vlerësimin e tij të matur të proceseve gjeopolitike dhe sfidave me të cilat përballemi, për vizionin e tij të qartë për zhvillimin e vendit të tij dhe Evropës”, tha presidenti. Sipas Radev dhe Orban, prioritet për Evropën është arritja e paqes në Ukrainë me rolin udhëheqës të diplomacisë, njoftoi reporterja e BNR, Mira Stefanova.
"Bullgaria ka qenë gjithmonë strategjikishte rëndësishme për sigurinë e Hungarisë, një vend kyç, veçanërisht në kushtet e luftës në Ukrainë, e cila ndryshon shumë gjëra, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror", theksoi kryeministri hungarez Orban. "85% e ekonomisë sonë punon me gaz. Tani këto furnizime nuk janë aq të besueshme, por ne përpiqemi t'i sigurojmë ato përmes Bullgarisë”, shtoi ai.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..