Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të mungesës së ushqimit. Ka mungesë të stafit dhe kujdesit mjekësor dhe në të njëjtën kohë nuk lejohen vullnetarë. Vetëm në dy javët e fundit aty kanë ngordhur 4 qen, njëri prej të cilëve është lënë të mundojë për orë të tëra. Organizatat përgatitën një deklaratë për kryetarin e Komunës së Kryeqytetit, Vasill Terziev, por problemi nuk ka zgjidhje. Sipas përfaqësuesve të shoqatës “Për ty me natyrën”, financimi i strehimoreve është më se i mjaftueshëm, rreth 2.5 milionë euro, por pavarësisht këtyre fondeve, kushtet në strehimore janë të tmerrshme. Për këtë arsye protestuesit kërkojnë masa të menjëhershme dhe dorëheqje të drejtorit të përkohshëm të Ndërmarrjes Komunale “Ekoravnovesie” Dimitër Dimitrov, e cila është përgjegjëse për strehimoret komunale në kryeqytet.
Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..
Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..