Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Foto: bgkoleda.bg

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe synimi është mbledhja e fondeve për sigurimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. "Shpreh besimin se edhe këtë vit shumë bullgarë do të hapin zemrat e tyre dhe do të bëjnë që mijëra fëmijë të marrin diagnozën dhe trajtimin në kohë", tha presidenti Rumen Radev, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Desisllava Radeva do të asistojnë në shfaqjen bamirëse.

Këngëtarë të njohur bullgarë do të mbështesin fushatën për të ndihmuar fëmijët në nevojë me pjesëmarrjen e tyre në koncert. Ata do të interpretojnë këngët e dashura bullgare së bashku me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Georgi Milltijadov.

Çdokush mund të mbështesë kauzën bamirëse duke dërguar një SMS në numrin 1117. Mënyrat e tjera se si mund të bëhet një dhurim tregohen në faqen e internetit: https://bgkoleda.bg/ . Vitin e kaluar, me ndihmën e iniciativës, u mblodh një buxhet prej 3 230 000 leva (1,6 mln. euro) dhe 590 fëmijë morën mbështetje për diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD