Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe synimi është mbledhja e fondeve për sigurimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. "Shpreh besimin se edhe këtë vit shumë bullgarë do të hapin zemrat e tyre dhe do të bëjnë që mijëra fëmijë të marrin diagnozën dhe trajtimin në kohë", tha presidenti Rumen Radev, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Desisllava Radeva do të asistojnë në shfaqjen bamirëse.
Këngëtarë të njohur bullgarë do të mbështesin fushatën për të ndihmuar fëmijët në nevojë me pjesëmarrjen e tyre në koncert. Ata do të interpretojnë këngët e dashura bullgare së bashku me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Georgi Milltijadov.
Çdokush mund të mbështesë kauzën bamirëse duke dërguar një SMS në numrin 1117. Mënyrat e tjera se si mund të bëhet një dhurim tregohen në faqen e internetit: https://bgkoleda.bg/ . Vitin e kaluar, me ndihmën e iniciativës, u mblodh një buxhet prej 3 230 000 leva (1,6 mln. euro) dhe 590 fëmijë morën mbështetje për diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..