Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth Sofjes, janë pa energji elektrike.
Qyteti i Samokovit dhe resorti Borovec janë gjithashtu pa energji dhe sot zona e skive në resort nuk do të funksionojë të paktën deri në mesditë. Pa energji elektrike janë edhe zonat e Botevgradit dhe Vracës, në komunat Lloveç, Ugërçin, Llukovit, Jabllanica, Teteven, Aprillci dhe Trojan. Pritet që të ketë përsëri energji elektrike brenda mesditës.
Reshjet e borës sollën edhe probleme me qarkullimin e trenave. Trafiku ndërmjet stacioneve Careva Livada dhe Gabrovo është ndërprerë përkohësisht për shkak të degëve të rrëzuara në hekurudhë dhe mungesës së tensionit në rrjetin e kontaktit.
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë..