Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Mogiljane u nderuan viktimat e “Procesit të Rilindjes”

Foto: arkiv

Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të pranishmëve në miting ishin përfaqësues të katër partive kryesore në fqinjin tonë jugor, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv, Korhan Kjungerju dhe Mustafa Kara nga Ambasada Turke në Sofje, njoftoi BTA. Kryetari i grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" – DPS, Xhevdet Çakërov, kujtoi në fjalën e tij për Tjurkjan, vajzën 17 muajshe,  viktimën më të re të Procesit të Rilindjes, 16-vjeçarin Mjumun nga fshati Raven, 17-vjeçarin Sezgin dhe shumë viktima të tjerë të “Procesit të Rilindjes”.

Më 26 dhjetor 1984, në fillim të fushatës së ndryshimit me forcë të emrave të turqve bullgarë gjatë “Procesit të Rilindjes” në përpjekje për t'i asimiluar ata, autoritetet shpërndanë me forcë një demonstratë të banorëve të Mogiljanes, gjatë së cilës Tjurkjan 17 muajshe u vra. Vdekja e saj shkaktoi një rezonancë të fortë në mesin e komunitetit turk dhe më vonë u ndërtua një shatërvan në kujtim të saj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD