Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina 2024” organizohet për vitin e parë dhe fituesit do të shpallen sonte, raportoi BNT. “Prindërit na kanë thënë gjithmonë "Kur të rritesh do të bëhesh “gelina” dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra jonë. Ne nuk ëndërrojmë për fustane nusërie, ëndërrojmë të jemi “gelina”, thotë Këdrie Kisellova nga fondacioni “Bashkësia krijuese” – organizatore e konkursit. Dëshira e banorëve të Ribnovos është që ky zakon dasmor, i cili tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale kombëtare, për t'u bërë i famshëm në botë dhe më shumë njerëz të dinë për të.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..