Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Foto: freepik.com

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri filluan në vjeshtë, mësojmë nga enologia Krasimira Kodukova nga një nga platformat më të njohura për turizmin e verërave në vendin tonë. Njerëzit tani janë më të informuar, ata janë në kërkim të verërave cilësore dhe përjetimeve autentike që lidhen me vizitën e kantinave të verës të kombinuara me gastronominë dhe njohjen e traditave dhe pamjeve lokale. 

Në muajt e dimrit, shijimet e verërave me trup të plotë dhe të vjetërsuara në bodrume komode, të konsumuara shpesh me gatime tradicionale, krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme. Rezulton se më fitimprurës këtë sezon është kombinimi i verës dhe spa. “Pikërisht gjatë periudhës së dimrit, vendet që ofrojnë verë dhe spa, së bashku me relaksim dhe aventura, janë më të kërkuarat. Peizazhet dimërore dhe i ftohti të bëjnë të duash të shkosh diku, të ngrohesh me trajtime spa, të njohësh verën vendase dhe të festosh me të” - thotë Krasimira Kodukova dhe shton:

Në Bullgari ka rreth 10 destinacione të tilla, ku një punishte vere që prodhon verë nga vreshtat e veta ofron akomodim, plus trajtime spa. Disa nga këto destinacione ndodhen në zona me ujëra minerale, si për shembull në Sandanski. Të tjerët nuk mund të përfitojnë nga ujërat minerale, por ofrojnë përjetime shtesë. Për shembull, në Goce Dellçev ka një vend të mrekullueshëm ku mund të kombinoni një vizitë në një bodrum me një dhomë degustimi dhe një restorant të mrekullueshëm, me trajtime spa me ekstrakt të farës së rrushit. Pra, edhe nëse nuk jeni aq shumë njohës i verërave, aventurat e tjera do t'ju tërheqin dhe do të njiheni me traditat e verëtarisë lokale. Qyteti Trjavna ka gjithashtu një destinacion të këndshëm verë dhe spa me bodrumin e vet dhe seksionin e hoteleve me yje më të lartë dhe pishina spa me trajtime. Përjetime të ngjashme, megjithëse më pak luksoze, ofrohen nga një punishte vere në fshatin Gllavan në rajonin jugor të malit Sakar dhe shumë të tjera në të gjithë vendin."

Por turizmi i verës nuk është vetëm verë, banjë dhe akomodim. Afërsia e kantinës me monumentet kulturore dhe historike e bën atë një destinacion më të preferuar sesa ato që ofrojnë vetëm verë ose verë dhe banjë, pohon Krasimira Kodukova.

“Në Bullgari ka mbi 350 kantina, dhe sigurisht të paktën 150 prej tyre prodhojnë verëra shumë cilësore që mund të konkurrojnë me ato të huaja. Ne kemi mbi 100 kantina të cilat kanë dhoma degustimi apo ofrojnë, ndonëse pa akomodim, degustime. Këto bodrume janë të hapura gjatë gjithë vitit për turistët me rezervim paraprak. Një nga gjërat që bën përshtypje është se, ndryshe nga vendet më të zhvilluara në fushën e turizmit të verës, në Bullgari, kur vizitohet një bodrum vere, mirëpritja dhe përfshirja në të gjithë procesin e verëtarisë bëhet shpesh nga vetë pronari ose teknologu. Qëndrimi personal ndaj vizitorëve vjen të tregojë se pronarët nuk i perceptojnë si klientë të zakonshëm, por si mysafirë personalë. Kjo cilësi vlerësohet lartë nga shumë turistë të huaj të cilët i dërgojmë në aventura të verës në Bullgari” - tha Krasimira Kodukova për Radio Bullgarinë.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: winetours.bg, Reuters, Freepik.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD