Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Foto: © Dragomir Georgiev

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët ekzotikë nuk shqetësohen nga i ftohti, thonë ornitologët. Megjithatë, numri i tyre është ulur ndjeshëm pas migrimit në fund të verës, kur në afërsi të Burgasit u vëzhguan më shumë se 4000 zogj të kësaj specie.

Rezulton se viti 2024 "la shenjë në histori" për krijesat e mrekullueshme. Në qershor u zbulua shfaqja e brezit të parë të çelur të vezëve të flamingove rozë në vendin tonë. Kështu, shpendi u përfshi në listën kombëtare të Bullgarisë, mësojmë nga ornitologu Dr. Petër Jankov nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BDZP), cituar nga BTA. Verën e kaluar, shkencëtarët vëzhguan nga një distancë se si gjashtë flamingo rozë bënin vezë në foletë e tyre dhe tre zogj 5 deri në 7 ditësh zunë vend në foletë fqinje bashk me prindërit e tyre. Për të shmangur një fluks turistik në zonë, lajmi për shfaqjen e gjeneratës së parë bullgare të flamingove rozë u bë i ditur dy muaj më vonë.
Kolonia me foletë e shpendëve, Foto: © Petër Jankov/BDZP
Por rezulton se tashmë në qershor 2023, disa krijesa bukuroshe këmbëgjata filluan të ndërtonin fole në pjesën jugore të liqenit Atanasovsko. Megjithatë, kolonia ishte aktive për një periudhë shumë të shkurtër, gjë që pengoi riprodhimin e saj të suksesshëm. Ekspertët vërejnë se ndryshimet në regjimin ujor të liqenit pas ndërprerjes së nxjerrjes së kripës në vitin 2022 kanë krijuar kushte të favorshme për riprodhimin e specieve.

Në vendin tonë, shpendi elegant mund të vërehet gjatë gjithë vitit, megjithëse numri i tij ndryshon në varësi të stinës dhe disponueshmërisë së ushqimit. Disa nga miqtë rozë të liqeneve pranë Burgasit fluturojnë nga kolonitë e afërta në Greqi dhe Turqi.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: Petër Jankov/BDZP, Dragomir Georgiev, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bansko, pistat e skive hapen akoma në Ditën e Shën Nikollës

Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..

botuar më 24-12-06 9.42.PD

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..

botuar më 24-12-03 12.53.MD

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD