Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar me nivelin e përcaktuar të treguesit në vlerësimin vjetor prej 6.2 miliardë levash”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Institucioni thekson gjithashtu se u bënë përpjekje të mëdha për të përmirësuar mbledhjen e të hyrave dhe për të kontrolluar presionin mbi shpenzimet. Pritet që të ardhurat për vitin e kaluar të arrijë në rreth 72 miliardë leva, që është 95.6% e vlerësimeve vjetore. Moszbatimi është kryesisht për shkak të “të ardhurave më të ulëta se të planifikuara nga ndihmat dhe donacionet në llogaritë e fondeve të BE-së (për shkak të mosdorëzimit të këstit të dytë dhe të tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë)”, informoi ministria.
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..