Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe shërbimet, gjithçka financohet nga buxheti i shtetit" - parashikuan para pak kohe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB).
"Të mos kemi buxhet - a është kjo ajo që duam?" – pyeti kryetari i sindikatës Pllamen Dimitrov.
“Madje paga minimale nuk është garantuar pa financim dhe do të bëhet një kaos total në vend. Nuk e di nëse dikush do të mund të mbajë përgjegjësi për një gjë të tillë, sidomos me mundësinë që të shkojmë sërish në zgjedhje, shpjegojnë ata që thonë se nuk ka nevojë për buxhet, por çfarë alternativë tjetër shohin atëherë?"
Shteti do të funksionojë normalisht edhe pa një buxhet të miratuar dhe do të ruhet shuma e pagesave bazë, si dhe stabiliteti financiar i shtetit, por ekziston rreziku i paparashikueshmërisë për mjedisin ekonomik - thonë specialistët e Institutit për Ekonominë e Tregut.
"Megjithatë, nuk ka gjasa që të ndodhë ky skenar negativ që po hartojnë sindikatat. Por protestat që janë shfaqur në sektorë të ndryshëm janë për shkak të pakënaqësisë me mënyrën se si shteti e bën politikën e tij fiskale" - thotë Adrian Nikollov, ekonomist i lartë në Institutin për Ekonominë e Tregut:
Është e vështirë të flitet për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin e shtetit për vitin e ardhshëm në sfondin e krizës politike në vazhdim dhe mungesës së një qeverie të përhershme. “Nga ana tjetër, situata ndërkombëtare vazhdon të jetë mjaft e vështirë, sidomos me ardhjen e një administrate të re në Shtëpinë e Bardhë, e cila kërcënon të ndezë luftëra tregtare si me Kinën, ashtu edhe me BE-në”, thotë Adrian Nikollov dhe vazhdon:
"Investitorët që e shohin Bullgarinë si një destinacion potencial për zhvillimin e biznesit të tyre në përgjithësi janë në pritje. Arsyeja është kaosi i madh politik, i cili vë në rrezik themelet kryesore të modelit ekonomik bullgar. Të gjithë këta faktorë, si ai politik, paqëndrueshmëria në vendin tonë, pritja e aderimit në Eurozonë, si dhe dinamika negative ekonomike tek investitorët e mëdhenj për vendin tonë, ndër të cilët Gjermania, Holanda, Franca, ndalojnë në masë të madhe flukset e reja dhe të freskëta të investimeve drejt Bullgarisë. E gjithë kjo tregon se 2025-ta për shumë biznese do të jetë sërish një vit i mbijetesës dhe i pasigurisë së madhe dhe jo i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.
Një nga lajmet e pakta të mira është inflacioni në rënie gjatë vitit. Ai dobëson presionin e çmimeve mbi buxhetin e familjeve dhe si rrjedhojë presionin ndaj punëdhënësve për të rritur pagat, në sfondin e produktivitetit të ulët. Lajmi tjetër i mirë që erdhi në fund të këtij viti është pranimi i plotë i vendit tonë në Shengen. (Nga 31 mars 2024, Bullgaria dhe Rumania u pranuan pjesërisht në zonën Shengen vetëm nga ajri dhe uji, por nga 1 janari 2025, të dy vendet u bënë anëtarë të plotë).
"Efekti i përgjithshëm për ekonominë nga pranimi i Bullgarisë në Shengen do të jetë rreth një miliard e gjysmë leva në vit të ardhura për shtetin" - thotë Adrian Nikollov:
"Kjo është në kuadrin e rritjes së importeve dhe eksporteve dhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike me vendet e tjera të Shengenit, me të cilat kemi një lidhje tokësore, dhe veçanërisht me Rumaninë dhe Greqinë. Gjithashtu në kuadrin e një fluksi pak të rritur investimesh me vendet nga zona Shengen. Kështu qe Shengeni është një nga temat e pakta që nuk ka një aspekt negativ, përveç dyshimit nëse shërbimet kufitare bullgare do të përballen me detyrimet e reja më të mëdha si kufi i jashtëm i zonës Shengen. Pra, ka shumë mundësi interesante për zhvillim, por sa do të përdoren varet tërësisht nga sipërmarrësisë dhe orientimi ndaj mundësive të banorëve të rajoneve kufitare”.
Foto: pixabay, BGNES, europa.eu
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...