Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shpatet diellore të vendpushimit bullgar të skive "Borovec" ditët e para të 2025

Foto: Kostadin Atanasov

Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë.

Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje, mirëpriti shumë vizitorë në ditët e para të vitit 2025. Aty sezoni i ri dimëror nisi pak ditë para Krishtlindjeve.

Vendpushimi i parë malor në Ballkan - "Borovec" u krijua në 1896. Gjatë muajve të dimrit, mijëra adhurues të skive alpine, snoubordit dhe ski-vrapimit mbërrijnë këtu.

Karta ditore e skive për të rritur kushton 90 leva, për fëmijët - 55 leva, një kartë sezonale skijimi për një të rritur - 1700 leva.

Përveç skijimit, fëmijët këtu mund të shijojnë edhe zonën e veçantë të zbritjes me sajë, si dhe shëtitjet me kalë në shtigjet e mbuluara me borë të pushimores.

Në këtë sezon Borovec pret shumë vizitorë nga Britania e Madhe, Izraeli dhe natyrisht Bullgaria.

Foto: Kostadin Atanasov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Parku Mini Bullgaria" në Veliko Tërnovo - një shëtitje midis perlave arkitekturore bullgare

Zhytuni në historinë, arkitekturën dhe bukurinë natyrore të Bullgarisë me miniaturat në muzeun në ajër të hapur "Park Mini Bullgaria" në qytetin e Veliko Tërnovos . Pallati dhe Kopshti Botanik në qytetin e Ballçikut Manastiri..

botuar më 25-09-04 1.45.MD

Pamje magjepsëse malore në Vraçanski Ballkan

Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit  Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore..

botuar më 25-07-03 4.35.MD

Shëtitje verore në qytetin plotë diell – Pazarxhik

Nëse dëshironi një shëtitje të këndshme jo shumë larg Sofjes, mund të vizitoni një nga qytetet më me dielli në Bullgari – Pazarxhik. Vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti dhe rreth tridhjetë minuta nga qyteti i dytë më i madh në vend,..

botuar më 25-06-27 2.10.MD