Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në zbritjen e dytë ishte më i shpejti me një kohë prej 52.18 sekonda dhe me një kohë totale prej 1:45.22 minuta fitoi renditjen përfundimtare.
Lideri pas zbritjes së parë, Atle Lee McGrath nga Norvegjia, nuk arriti të përfundojë në zbritjen e dytë. Popov la Loic Mejar (Zvicër) dhe Samuel Kolega (Kroaci) i dyti dhe i treti respektivisht në shkallët e nderit me 44 dhe 46 të qindtat.
Meshkujt kanë dy starte në Adelboden, Zvicër këtë fundjavë. Më 11 janar zhvillohet sllallomi dhe një ditë më pas sllallomi gjigant.
Presidenti Rumen Radev e përgëzoi Albert Popovin për suksesin e tij, i cili solli "gëzimin e shumëpritur për të gjithë bullgarët, të cilët e prisnin këtë triumf për 45 vjet".
“Nga shpatet e thepisura të Vitoshës deri në majat më të larta të sportit të bardhë, Albert Popov prej vitesh e ndjek me besim suksesin me përkushtim, këmbëngulje dhe mbi të gjitha me vullnet për të fituar”, shkroi kreu i shtetit në Facebook dhe i uroi për të përsëritur "rezultatin mbresëlënës" të tij pas një muaji në Kupën e Botës në Austri.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..