Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit.
"Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit financiar dhe funksionimit normal të shtetit," tha ministrja e financave Ljudmilla Petkova. Sipas saj, prioritet do të jenë shpenzimet për pensione, përfitimet sociale, pagat, lehtësirat tatimore për fëmijët, bonot ushqimore dhe ulja e tarifës së naftës për bujqësinë. Dokumenti rregullon gjithashtu pagesat në buxhetet e bashkive, të sistemit shtetëror të sigurimeve shoqërore dhe të Fondit të Shëndetësisë.
"Bullgaria Demokratike – Po e Vazhdojmë Ndryshimin" njoftoi se para leximit të dytë do të paraqesin propozime që prekin qeverinë. “Të vendosen kufizime se për çfarë mund të shpenzojë paratë Këshilli i Ministrave dhe në çfarë mase, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha këto politika të vazhdojnë dhe të sigurohen qartë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, që Këshilli i Ministrave nuk mund të shpenzojë fonde sipas gjykimit të tij për çfarëdo që ai vendos”, tha deputeti Asen Vasilev, i cili është edhe ish-ministër i financave.
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy..