Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Fundi i javës do të jetë me temperatura pothuajse pranverore gjatë ditës

Foto: BTA

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria, por nga veriperëndimi do të fillojë një rritje e vranësisë, e cila deri në mesnatë do të përfshijë të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu në zonat veriperëndimore, të cilat do të kalojnë shpejt në borë me uljen e temperaturave. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në kryeqytet deri në 12°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe të larta. Në mbrëmje vranësirat do të rriten dhe me ulje të temperaturave në rajonet perëndimore të malit Stara Planina do të bjerë borë. Natën e së shtunës reshje bore do të ketë në zonën qendror të malit Stara Planina  dhe në masivet perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 10°, në 2000 m. rreth 2°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 16 gradë. Uji i detit është 8-10°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..

botuar më 25-04-02 3.22.MD