Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Foto: pixabay

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin krenari kombëtare. Për këtë arsye sporti doli si fituesi i madh në hapësirën e internetit. Kampionati Evropian i Futbollit në vitin 2024 kryesoi renditjen e ngjarjeve më interesante.  

Lojërat Olimpike në Paris ndezën gjithashtu pasionet dhe na bënë të kërkuam në internet informacion për disiplina të tilla si noti i sinkronizuar, ngjitja e kombinuar, qitja me hark dhe lundrimi. Por sporti nuk ishte vetëm në stadiumet dhe ekranet televizive! Ai zuri vend të përhershëm edhe në zemrat tona. Kampioni ynë botëror i peshëngritjes Karllos Nasar ishte emri më i kërkuar në kategorinë e personaliteteve, i ndjekur nga gjimnastja Borjana Kalejn dhe boksieri Kubrat Pulev. Mbajtësit bullgarë të medaljeve olimpike Magomed Ramazanov dhe Semen Novikov dolën gjithashtu në krye të kërkimeve. 

Lojërat Olimpike të Parisit e zhvendosën fokusin nga politikanët tek sportistët. Për të mos thënë që ngërçi parlamentar në vendin tonë i largoi njerëzit nga politika. Kjo shpjegon pse vetëm dy politikanë hynë në top dhjetëshen e personaliteteve më të kërkuar në Google në vitin 2024 – ata ishin ish-komisionerja evropiane bullgare Maria Gabriel dhe Donald Trump. Në renditje hyri edhe aktorja bullgare Nona Jotova, për shkak të pjesëmarrjes së saj në një program të njohur televiziv të realitetit.

Kur bëhet fjalë për personalitete dhe heronj - ne bullgarët na pëlqen të shikojmë jo vetëm sporte, por edhe filma! Hiti biografik "Gundi – Legjenda për dashurinë" kushtuar legjendës sonë të futbollit vendas, zuri vendin e parë mes titujve të kinemasë, i ndjekur nga filmi tjetër bullgar "Diada", që u shfaq në fund të vitit 2023. Mirë po, çfarë të themi për prodhimet ndërkombëtare si "Dune: Pjesa e Dytë" dhe "Brenda jashtë 2", të cilët gjithashtu na mbajtën në buzë të karrigeve… dhe të tastierave!

Çfarë ndodhi në botën e muzikës vitin e kaluar? Surprizë! Ylli i turbo-folkur Toni Storaro parakaloi Ed Sheeran si koncerti më i kërkuar në Bullgari. Lili Ivanova, Andrea Boçelli dhe Presllava nuk mbetën prapa – secili me fansat e tyre besnikë dhe... kërkimet në Google.

Dhe çfarë bën një bullgar pas një koncerti të mirë apo një filmi emocionues? Epo, gatuaj, sigurisht!"Çokolata e Dubait" u bë ylli i kërkimeve tona të kuzhinës në vitin 2024, e ndjekur nga pasta më e yndyrshme në Evropë “kun aman” gjë që fjalë për fjalë do të thotë "tortë me gjalpë", ëmbëlsira e quajtur “Mille-feuille” e njohur në Bullgari dhe vende të tjera më mirë si Napoleon dhe pastat bullgare me emrin “Skaliçka”. Sepse na pëlqen të kënaqemi dhe të shijojmë momentet e këndshme në jetë.

Dhe së fundi - praktike! Pyetjet me "si" varionin nga "si të ziej një vezë" deri te temat serioze si "si të menaxhoj kredinë time", "si të lë duhanin" dhe pyetja aktuale edhe në 2024 "si të votoj saktë". Në këtë drejtim, nocione të tilla si "moral", "popullizëm" dhe "cinizëm" na preokupuan aq shumë saqë ne kërkuam në mënyrë aktive përkufizimet e tyre specifike në internet.

Pra, nëse Google mund të fliste, ndoshta do të arrinte në përfundimin se në vitin 2024 ne bullgarët po kërkonim frymëzim, argëtim, por edhe një lidhje më të fortë me identitetin tonë kombëtar dhe sistemin e vlerave.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: pixabay.com, todaytech.eu, BTA, rtl.de, freepik.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD