Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me transportin detar.
Iniciatori i formimit të institucionit arsimor në 1881 ishte nënkomandanti Aleksandër Konkeviç, i cili drejtonte Flotiljen dhe Njësinë Detare të Principatës së Bullgarisë. Qarkorja 7 e 16 janarit e Ministrisë së Luftës së Principatës së Bullgarisë njoftoi se nga 9 janari 1881 në Ruse u krijua një shkollë detare.
Pas vitit 1900 institucioni arsimor u zhvendos në Varna dhe u quajt Shkolla e Inxhinierisë Detare. 49 vjet më vonë, shkolla pranoi si patron poetin Nikolla Vapcarov, i cili ishte i diplomuar nga klasa e 1926-ës dhe u emërua Shkolla Detare Kombëtare “Nikola J. Vapcarov". Që nga viti 1991 quhet Shkolla e Lartë Detare “Nikola J. Vapcarov”, kujton BTA.
Shkolla e Lartë Detare ka 17 salla leksionesh dhe 51 klasa, 35 laboratorë dhe 36 zyra. Për të ofruar trajnimin e nevojshëm praktik për studentët dhe kadetët, përdoren 11 simulatorë. Në procesin edukativo-arsimor është përfshirë edhe Planetariumi, i cili mund të vizitohet edhe nga qytetarët.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: BTA, armymedia.bg, Bashkia e Varnës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..