Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avatari i parë bullgar Ahinora është fakt nga viti 2025 dhe është një bot influencer

Avatari i parë bullgar
Foto: Instagram/ ahinora.official

Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në ditë. Ajo është një vajzë 24-vjeçare nga qyteti Varna (Bullgaria Verilindore), e cila beson se me një buzëqeshje dhe një qëndrim pozitiv mund të arrijmë gjithçka. Ajo është një imazh i krijuar nga Intelekti Artificial për të frymëzuar dhe folur për gjërat e mira në jetë. 

Ahinora është aktive që nga 1 janari, tha eksperti kibernetik Ljubomir Tulev për Nova TV. “Kanë zgjedhur një grua, ndoshta sepse është më e lehtë të miqësohet me përdorues të ndryshëm të rrjetit social në Bullgari. Deklarata zyrtare është se pas këtij profili qëndron Meta. Ky është një algoritëm shumë kompleks, i cili me anë të postimeve të ndryshme të shpërndara në hapësirën bullgare vetë-redaktohet”, shpjegoi Tulev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan provat lundruese të anijes së re luftarake bullgare “Hrabri”

Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..

botuar më 25-11-11 11.22.PD

Bullgaria i kërkon Rusisë të ndalojë ndërhyrjet në sinjalet satelitore GPS

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..

botuar më 25-11-11 8.54.PD

Parashikimi i motit për 11 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..

botuar më 25-11-10 7.35.MD