Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav Sarafov, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për drejtësi. Ndryshimet pritet të diskutohen në sallën plenare të Kuvendit të mërkurën, më 15 janar.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Aktin e Gjyqësorit, procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të cilat nuk kanë përfunduar me dekret presidencial për emërim deri në datën e shpalljes së ndryshimeve, ndërpriten. Kjo do të thotë se edhe nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor e zgjedh Sarafovin më 16 janar, nëse presidenti vonon nënshkrimin e tij përfundimtar dhe ndërkohë hyjnë në fuqi ndryshimet, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të ndërpresë këtë procedurë të veçantë.
Por edhe nëse zgjedhja e tij pezullohet, Borisllav Sarafov mund të vazhdojë të veprojë si Prokuror i Përgjithshëm dhe të kandidojë në procedurën e ardhshme, njoftoi gazetarja Silvija Velikova.Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për BTA në lidhje me informacionin nga prokuroria suedeze për..
Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..