Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shtuar se frekuentimi në objektet e tij përmirëson rezultatet e vitit para pandemisë Covid në 2019.
Turistët kanë treguar një interes më të madh për Kishat Shkëmbore të Ivanovos. Monumenti kulturor dhe historik nën kujdesin e UNESCO-s u vizitua nga mbi 28 mijë njerëz, që është 30% e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në objektet e Muzeut të Ruses.
Një tjetër vend i preferuar për turistët në qytetin e Danubit është "Ekomuzeumi me akuarium", i cili është unik në vendin tonë për shkak të akuariumit më të madh të ujërave të ëmbla - 65 tonë, që përfaqëson banorët tipikë të lumit Danub.
Në vitin 2024, Muzeut Historik Rajonal në Ruse iu dha çmimi "Muzeu më i mirë sllav për vitin 2024" në ceremoninë e dhjetë të çmimeve "Zhiva" të Forumit Ndërkombëtar të Kulturave Sllave. Muzeu i Ruses mori çmimin në një konkurrencë me 21 muze nga 14 vende.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: BGNES, Muzeu Historik Rajonal - Ruse
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..