Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropolia e Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe radioja publike nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi

6
Foto: Darina Grigorova

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në kryeqytetin gjerman Berlin.

Partneriteti midis Mitropolisë së Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe Radios Kombëtare Bullgare parashikon projekte të përbashkëta për të promovuar rolin e Kishës Ortodokse Bullgare në ruajtjen e identitetit ortodoks dhe kulturor të bullgarëve përtej kufijve të vendit dhe për bashkimin e tyre duke organizuar jetën e përbashkët kishtare, edukimin e të krishterë, takime, biseda, ndihma reciproke, iniciativa bamirëse dhe kulturore.

Sipas fjalëve të Mitropolitit Antonij, kishat bullgare jashtë vendit janë "një lloj urash shpirtërore që transferojnë me mend dhe me lutje shpirtrat e njerëzve drejt atdheut dhe mbrapa":

“Ne jemi kjo lidhje e gjallë që u jep atyre më shumë shpresë, më shumë besim dhe mbështetje në vështirësi, inkurajim në rrugëtimin e tyre jetësor – vuri në dukje peshkopi pas nënshkrimit të dokumentit. - Jeta jashtë është e vështirë, e ashpër, kur janë larg shtëpisë së tyre, larg vatrës amtare, larg njerëzve të dashur dhe miqve të tyre. Ndonjëherë Kisha është vendi ku ata mund të gjejnë mbështetje, një shtëpi të dytë dhe të kënaqin jo vetëm nevojat e tyre shpirtërore, por edhe të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre shpirtërore dhe jetësore.”

Tashmë gjatë këtij muaji Radio Bullgaria e BNR-së nisë transmetimin e podkast-it "Ura e Besimit", përmes të cilit do të prezantohen radhazi bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare. Aktualisht janë 43 në numër, të shpërndarë në 14 vende në dioqezën e eparkisë. Seria e materialeve do të prezantojë historinë e tyre, statusin aktual dhe misionin e tyre të kujdesit shpirtëror për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot (16 janar) patëm mundësinë të zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë me Dioqezën Bullgare për Evropën Perëndimore dhe Qendrore dhe të punojmë së bashku për të mirën e bashkatdhetarëve tanë në dioqezën e saj”, theksoi Milen Mitev.

“Besoj se së bashku Radioja Kombëtare Bullgare dhe Kisha Ortodokse Bullgare do të arrijnë një efekt edhe më të mirë në bashkimin e komuniteteve bullgare jo vetëm në vend, por edhe në mbarë botën. BNR ka kohë që punon për bullgarët jashtë vendit. Ne tregojmë historitë e tyre, tregojmë për sukseset dhe sfidat e tyre, por tani do të japim një këndvështrim tjetër për jetën e tyre dhe se si Kisha Ortodokse luan një rol bashkues për ata bashkatdhetarë tanë që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Atdheut. Besoj se edhe Radioja Kombëtare si media publike edhe Kisha Ortodokse Bullgare janë ndër institucionet që janë thirrur të jenë shtyllat e shoqërisë bullgare dhe së bashku do të arrijmë ta përmbushim edhe më mirë këtë rol tonën.”

Në podkastin "Ura e besimit" vëmendje e veçantë do t'u kushtohet klerit bullgar jashtë vendit, specifikave të shërbimit të tij dhe rëndësisë së tij për bullgarët ortodoksë jashtë vendit dhe Kishën Ortodokse Bullgare.

Podkast-i është një projekt iniciativë e përbashkët e dioqezës sonë jashtë vendit dhe BNR-së. Autore dhe prezantuese të serisë së materialeve do të jenë Aleksandra Karamihaleva - kryeredaktore e "Gazetës së Kishës", organi zyrtar i shtypur i Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare dhe Darina Grigorova - redaktore e vjetër në "Radio Bulgarinë" - BNR.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD