Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Foto: facebook.com/boyan.mihaylov

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor". Ai tregon se ka incizime për disa albume të tjera, por përzgjedhja e atyre në "Engjëjt mes nesh" u bë nga vetë Vanja Kostova dhe autori i muzikës dhe aranzhimit, Valeri Kostov.

Tekstet, e frymëzuara nga tema shpirtërore dhe të krishtere, janë nga disa prej poetëve më të shquar bullgarë. Poezia gjithmonë e emociononte Vanja Kostova:

“Ajo ishte një krijuese shumë produktive dhe la pas një repertor shumë të madh këngësh që ishin të një niveli të lartë artistik. Ajo vazhdimisht lexonte poezi dhe përzgjidhte me shumë kujdes tekstet e këngëve të saj. Dhe kjo dukej qartë në qëndrimin e saj ndaj çdo fjale dhe çdo tingulli. Shumë herë njerëzit më kanë thënë me admirim se kur dëgjojnë nënën time, dëgjojnë çdo fjalë dhe çdo tingull, gjë që është shumë e rëndësishme. Teksti i këngës "Engjëjt mes nesh" është i saj - ajo e shpiku" - thotë Bojan Mihajllov, duke shtuar se fjalët në këto vargje i ka dëgjuar nga ajo gjatë gjithë jetës së tij - kënga është krijuar nga frazat, mendimet dhe përvojat e saj individuale.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nga puthja nuk mbetet asnjë shenjë" - DIA frymëzohet përsëri nga folklori

Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..

botuar më 25-10-02 5.55.PD

"Një jetë" me muzikë... Orlin Goranov përfundon turneun e tij në vend

Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...

botuar më 25-10-01 2.05.MD

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri në Ditën Botërore të Muzikës

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..

botuar më 25-10-01 6.35.PD