Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë. Huthët argumentuan veprimet e tyre me shenjën e solidaritetit me popullin palestinez, i cili ka rënë viktimë e konfliktit midis organizatës militante palestineze Hamas dhe Izraelit.
Lirimi i bullgarëve u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.
Në një konferencë, menjëherë pas mbërritjes së bullgarëve, ministri ynë i jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje se ky është një sukses që gjatë gjithë kohës ishte lidhur me idenë e humanizmit. Para kësaj ai shprehu mirënjohjen e palës bullgare për përpjekjet e Sulltanatit të Omanit për lirimin e bullgarëve, si dhe për mbështetjen dhe qëndrimin e mirë gjatë gjithë procesit. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Omanit, ministri Georgiev theksoi se kjo iniciativë është shenjë e qartë jo vetëm e bashkëpunimit dhe përpjekjeve diplomatike, por edhe e miqësisë ndërmjet Omanit dhe Bullgarisë.
Nga ana e tij, Kapiteni Çanev dhe ndihmës kapiteni Veselinov shprehën mirënjohjen e tyre për përpjekjet për lirimin e tyre, si dhe për mbështetjen e familjeve të tyre. Ata theksuan se trajtimi i tyre gjatë robërisë ka qenë i mirë, falë marrëdhënieve miqësore mes Bullgarisë dhe Jemenit dhe ata nuk kanë dyshuar për asnjë moment se do të lirohen.
Duke folur për gazetarët në Aeroportin e Sofjes, eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndihmoi në lirimin e dy bullgarëve, theksoi se ky është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme, mbi një vit, të të gjitha institucioneve dhe tregon se kur qytetarët bullgarë janë në situata të rënda diku në botë shteti bullgar është i aftë të mobilizohet dhe të bëjë gjithçka për t'u kthyer në atdhe.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..