Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot kryesisht me diell

Foto: BTA

Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 0°.

Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, pak më të larta në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperatura maksimale në Sofje do të jetë rreth 10°.

Do të mbajë mot me diell dhe me erë mesatare në male. Në pjesët më të larta era do të jetë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 metra do të jetë rreth 5°, në 2000 metra - rreth minus 1°.

Para mesditës përgjatë bregut të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe paradite vende-vende në bregdetin verior do të vazhdojë të ketë reshje shiu. Pas mesditës, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° - 10°, po aq sa temperatura e ujit të detit.

Ditën e diel do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pa erë në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës kryesisht në bregdetin e Detit të Zi dhe në lugina do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Pas mesditës nga perëndimi do të depërtojnë vranësira të shpërndara të larta dhe mesatare, që në mbrëmje do të trashen, por nuk do të ketë reshje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..

botuar më 25-04-02 3.22.MD