Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës.
Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i Sporteve", do të mbahet nën moton "Zbulo, Argëto, Përjeto" dhe do t'u ofrojë vizitorëve një program të pasur me ngjarje tërheqëse. Do të ketë një shumëllojshmëri garash dhe lojërash, si zbritje me sajë, sllallom paralel, alpinizëm me ski, ski vrapim, gara për fëmijë etj.
Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes është çiklizmi në dëborë, i cili bëri debutimin e tij botëror gjashtë vjet më parë në Festën Dimërore Vitosha. Që atëherë, disiplina u përfshi në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Për të pestin vit radhazi do të jetë e hapur edhe “Zona e Sajave” – një zonë e caktuar posaçërisht për rrëshqitjen me sajë, ku të vegjël dhe të mëdhenj do të shijojnë emocionet e dimrit.
Programi përfshin edhe kuize me çmime, konkurse për pamjen më tërheqëse, luftë me top bore, tërheqje dhe krijim të figurave të dëborës etj. Në fund të ditës do të zhvillohet një “gjueti thesari” në dëborë.
Dita Botërore e Borës shënohet këtë vit në 59 vende dhe i kushtohet një stili jetese aktive dhe gëzimit të sporteve dimërore.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: vitosha-ski.com, sofia.plays.bg
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën..