Ditën e martë në shumë vende do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Rreth mesditës në shumicën e zonave, me përjashtim të lumit Danub dhe pjesës perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°, më të larta në rajonet lindore dhe në Gadishullin Ballkanik, në Sofje – rreth minus 1°. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve do të fryjë erë mesatare jug-jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 13°.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë të fortë jugperëndimore nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 13°, në 2000 m. rreth 7°.
Në bregun e Detit të Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme në orët e mëngjesit, por me shpejtësi do të ulen dhe do të mbajë diell në pjesën më të madhe të ditës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Еksitimi detit do të jetë rreth 2 ballë.
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..