Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një vështrim në histori”, njoftojnë nga universiteti. "Shëtitja" historike fillon në vitin 1925 - viti i shënuar me "germa të arta" në historinë e pylltarisë bullgare, kur u hodhën themelet e arsimit të lartë pyjor. Do t'i hidhet një sy profesorit të parë të habilituar të shkencave pyjore dhe pedagogëve të parë, studentëve dhe teksteve shkollore dhe shumë momente të tjera interesante nga zhvillimi i specialitetit të pylltarisë, që nuk është vetëm çështje njohurish akademike. Për pylltarët bullgarë, kjo është një thirrje që kërkon një mirëkuptim dhe përgjegjësi të thellë për menaxhimin e qëndrueshëm, ruajtjen dhe rivendosjen e burimeve pyjore. Për ta, pylli nuk është vetëm një mjedis natyror, por edhe një vlerë kulturore, ekonomike dhe ekologjike që pylltarët e mbrojnë dhe e zhvillojnë për të mirën e brezave të ardhshëm.
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..