Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se “spiranca e rrjedhur” e anijes nuk është pasojë e veprimeve dashakeqe, por e dallgëve të larta gati 3 metra që përmbytën bordin.
Anija bullgare "Vezhen", e cila mbante flamurin maltez, u ndalua në brigjet e Suedisë nën dyshimin për sabotim në Detin Baltik. Ekuipazhi akuzohet për prerjen e qëllimshme të një kablloje me fibra optike nënujore me spirancën e tyre midis Letonisë dhe ishullit suedez të Gotland.
Në një takim në Berlin me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz e klasifikoi anijen bullgare si pjesë e flotës ruse në hije. Kapiteni Kallçev nga Kompania Shtetërore e Transportit Detar Bullgar e hodhi poshtë kategorikisht këtë pohim.
Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Inovacionin dhe Kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmet Kibernetike Xhejms Apaturai tha se NATO-ja po monitoron nga afër rastin në Detin Baltik. Apathurai refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse kjo është hera e parë që një anije nga një aleat i NATO-s është përfshirë në një incident të tillë, por vuri në dukje se dëmtime serioze në infrastrukturën kritike ndodhin të paktën një herë në muaj.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se shtetasit bullgarë që janë pjesë e ekuipazhit të anijes “Vezhen” janë tetë persona. Në këtë fazë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, ata nuk janë të ndaluar dhe mund të largohen nga anija, por kanë vendosur të qëndrojnë. Ata kanë mundësi të lidhen me familjet e tyre.
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm mban kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe institucione të tjera kompetente suedeze.
Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në pjesën jugore të vendit do të ketë vranësira më të konsiderueshme. Reshje të dobëta bore do të ketë..
Nis punën kontingjenti i përbashkët i oficerëve nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria, i cili do të forcojë sigurinë e kufirit të Bullgarisë me Turqinë, i cili tashmë është i jashtëm i Shengenit. Ministrat e brendshëm të Rumanisë - Katëlin..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..