Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me Dioqezën Ortodokse Lindore të Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.
"Ura e Besimit" do të mund të dëgjohet çdo të premte të fundit të muajit dhe do të shpërndahet në faqen e internetit të Radios Kombëtare Bullgare - "Radio Bulgaria", në platformën e podkast-eve të radios - "Binar.bg", si dhe në YouTube kanalin e "Radio Bullgarisë".
Kishat bullgare jashtë vendit janë lidhja e gjallë me Bullgarinë për bashkatdhetarët tanë që në dekadat e fundit kanë kërkuar një jetë më të mirë dhe më të sigurt jashtë vendit ose që jetojnë në vende të ndryshme të botës për shkak të proceseve dhe ngjarjeve të përcaktuara historikisht. Bashkësitë tona kishtare jashtë vendit janë të bashkuara në dy dioqeza – Dioqeza Ortodokse Lindore Bullgare në SHBA, Kanada dhe Australi me seli në Nju Jork dhe Dioqeza Ortodokse Lindore Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore me seli në Berlin, Gjermani.
Çdo episod i podkastit "Ura e Besimit" do të tregojë historinë e një komuniteti të veçantë kishtar bullgar jashtë vendit, në kontekstin historik dhe bashkëkohor. Pjesë të përzgjedhura të podkastit do të shfaqen në botime multimediale në të gjitha versionet gjuhësore të faqes së internetit të Radio Bullgarisë, si dhe në emisionin "Ora e Radio Bullgarisë në programin "Hristo Botev". Podkasti do të shoqërohet me një videoklip për komunën përkatëse ortodokse bullgare, të shpërndara në YouTube dhe në kanalet e BNR në rrjetet sociale.
Në episodin e parë të "Urës së Besimit", autoret Darina Grigorova (gazetare nga "Radio Bullgaria") dhe Aleksandra Karamihaleva (kryeredaktore e "Gazeta e Kishës") flasin për selinë e dioqezës sonë në Berlin dhe na takojnë me Mitropolitin e Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antoni. Prej tij mësojmë detaje për punën e bashkësive kishtare në dioqezën e tij, 43 në numër, të cilat përveç punës kishtare zhvillojnë edhe veprimtari bamirëse, shoqërore dhe edukative. Mësojmë gjithashtu se si Kisha Ortodokse Bullgare ndërvepron me institucionet dhe komunitetet e tjera të krishtera në Evropën Perëndimore.
Nga fillimi i vitit 2025 Ekipi i “Radio Bullgarisë” filloi punën edhe mbi rubrikën e përditshme "Kalendari i Kishës". Ai, si dhe podkasti "Ura e Besimit" janë shembuj të bashkëpunimit të thelluar midis Radios Kombëtare Bullgare dhe Kishës Ortodokse Bullgare, të krijuar në mes të janarit të këtij viti dhe me një Memorandum Bashkëpunimi të nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Radios, Milen Mitev, dhe Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antoni.
Foto: Aleksandra Karamihaleva, Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..