Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Rosen Zheljazkov shpalli temat për diskutim në takimin e liderëve të BE-së

Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hyrjes në takimin joformal të liderëve të BE-së, i cili po mbahet në Bruksel. “Ju e dini se Bullgaria me blerjen e avionëve F-16 arriti në 3% të PBB-së, kështu që ne i kemi tejkaluar objektivat e vendosura nga BE-ja”, tha gjithashtu kryeministri, cituar nga korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.

"Bullgaria është midis Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi - rajone të vështira dhe të tensionuara. Ne do të flasim nga këndvështrimi i Bullgarisë për përdorimin e dyfishtë të infrastrukturës së transportit - Korridori 8, drejtimet Adriatiku - Deti i Zi dhe lidhja Deti Baltik - Deti i Zi" - njoftoi gjithashtu  Zheljazkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD