Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E nderojmë Goce Dellçevin – Apostullin e Lirisë të bullgarëve në Maqedoni dhe Trakinë e Edrenesë

Goce Dellçev (1872 - 1903)
Foto: arkiv

Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev.

Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për të festuar së bashku këtë ditë me fqinjin tonë, njoftoi ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev. Tradicionalisht, ambasadori bullgar në Shkup dhe diplomatët e misionit do të vendosin kurora me lule para sarkofagut të vojvodës në Manastirin “Shën Spas” në kryeqytetin maqedonas.


Goce Dellçev lindi më 4 shkurt (23 janar, sipas stilit të vjetër) 1872 në Kukush, qyteti i sotëm Kilkis në Greqi, si fëmija i tretë nga gjithsej nëntë fëmijët e familjes së Nikolla dhe Sulltana Dellçevi.

Pas vitit 1888 ai studioi në Gjimnazin Bullgar të Selanikut, ku mori pjesë në një rreth të fshehtë revolucionar. Më pas studioi në Shkollën Ushtarake në Sofje. Dy vjet ishte mësues ekzarku në Shtip, ku u tërhoq në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë - VMORO. Punoi në përfaqësinë jashtë shtetit të VMORO-s në Sofje dhe si kryeinspektor i çetave. Me ndihmën e oficerëve bullgarë, ai ndërtoi forcën e armatosur të çetave të VMORO-s në rajonet historike të Maqedonisë dhe Trakisë së Edrenesë.

Në Bullgari, Goce Dellçev nderohet si apostull revolucionar i VMORO-s, bullgar etnik dhe hero kombëtar. Ai vazhdoi luftërat nacionalçlirimtare dhe punën e komiteteve të nisur nga Apostulli i Lirisë Vasil Levski

Goce Dellçev është përkrahës i idesë së autonomisë së Maqedonisë në situatën politike të fillimit të shekullit të 20-të.

Së bashku me Dame Gruev dhe figura të tjera revolucionare, ata arritën të shtyjnë shpalljen e një kryengritjeje kundër sundimit osman në të dy rajonet deri në verën e vitit 1903. Më 3 maj të po këtij viti, ai vdiq në një betejë me ushtrinë turke në fshatin Banica, në territorin e Greqisë së sotme. Eshtrat e Goce Dellçevit u transferuan gjatë Luftës së Parë Botërore në Institutin Shkencor Maqedonas në Sofje. Në vitin 1946, me urdhër të komunistëve në pushtet në Bullgari, eshtrat e vojvodës iu dorëzuan autoriteteve jugosllave në Shkup.

Në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu nderohet Goce Dellçev, por mohohet origjina e tij etnike bullgare.  Vetë Goce Dellçevi e cilëson veten kategorikisht si bullgar dhe bashkatdhetarët e tij në Maqedoni i quan bullgarë. Emri "maqedonas", sipas terminologjisë së atëhershme, përdorej për bullgarët etnikë, turqit, grekët, shqiptarët, vllahët, romët, hebrenjtë nga rajoni gjeografik i Maqedonisë dhe kur u referohej sllavëve vendas, nënkuptohej një identitet rajonal bullgar.

Në shekullin e 21-të Bullgaria i ka propozuar shumë herë Maqedonisë së Veriut një festë të përbashkët të heronjve të përbashkët historikë dhe ngjarjeve të nderuara në të dyja vendet, përfshirë festën e Goce Dellçevit. Propozimet u refuzuan nga Shkupi me arsyetimin se kjo e kërcënon identitetin maqedonas.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Foto : arkiv, BGNES (arkiv)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej

Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..

botuar më 25-05-29 11.18.PD

Një makinë shtypi nga shekulli i 19-të është rikthyer në punë në Plovdiv

Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..

botuar më 25-05-24 1.19.MD
Mbreti Boris I Pagëzor

Më 2 maj Kisha Ortodokse Bullgare kremton ditën e Shën Mbretit Boris-Mihaill – pagëzor i popullit bullgar

Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..

botuar më 25-05-02 5.05.PD