Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për dashurinë dhe shpresën, por ka edhe një dozë nostalgjie, është i Vasill Najdenov dhe Bogosllav-Tervell Dimitrovit. Autorë të muzikës janë Vasill Najdenov dhe Stefan Dimitrov, ndërsa aranzhimin e ka bërë Stojan Bozov.
Ideja e këtij bashkëpunimi lindi spontanisht. Vasill Najdenov dhe kitaristi i tij Stojan Bozov kishin kohë që punonin për këngën, ia ofruan “Vëllezërve Argirovi”, menjëherë u pëlqeu dhe të gjithë së bashku e realizuan me një dëshirë të madhe. Pse po krijojnë që tani një këngë të përbashkët? – “Ndoshta sepse tani është koha për këtë”, na tha Bllagodest Argirov, duke shtuar se së shpejti do të realizohen xhirimet e një videoklipi për këngën, ndoshta në pranverë “kur të ngrohet moti”.
Dëgjoni historinë e dashurisë në një qytet të vogël - atje, rreth kthesës… në edicionin e sotëm të programit të ditës të Radio Bullgarisë më 5 shkurt 2025!
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një..